image 'Çmenduria' në rrugët e Kosovës/ Tre shoferë në tejkalim e një tjetër nuk pret as 1 sekond në semafor

Siguri

‘Çmenduria’ në rrugët e Kosovës/ Tre shoferë në tejkalim e një tjetër nuk pret as 1 sekond në semafor

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Sinjali janë denoncuar rastet për kundërvajtje në trafik, e të cilat kanë vazhduar edhe sot.

Sinjali ju sjellë pamje ku shihen disa shoferë që kanë rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, duke tejkaluar në vijë të plotë, e shumë raste të tjera të shkeljes së shenjave të trafikut.

Ditën e sotme kosovarët e vazhduan me shkelje të rregullave në rrugën Arllat – Malishevë, ku tri vetura bëjnë tejkalim të rrezikshëm përnjëherë.

“Vijë e plotë, gjithë ato vetura tejkalim përnjëherë. Aty është një kthesë e rrezikshme”, tha ky sinjalizues që dërgoi pamjet e mëposhtme.

24.06.2021/ Rruga Arllat-Malishevë

Edhe shoferi i një furgoni, mbrëmë në rrugën Prishtinë – Gjilan bëri tejkalim në vijë plotë, rreth orës 20:59.

“Na rrezikoi tepër në ato momente…”, tha sinjalizuesi që dërgoi pamjet në Sinjali.

23.06.2021/ 20:59/ Rruga Prishtinë – Gilan

E një tjetër shofer në Prishtinë siç duket ose ndërroi mendje se ku do të shkonte ose “mashtroi” shoferët e tjetrë kur u rreshtua në shiritin ku semafori ishte në të kuqen, derisa në semaforin në shiritin tjetër u ndez e gjelbra.

23.06.2021

Një tjetër sinjalizues ka dërguar fotografi në redaksi të Sinjalit, ku shihet se si një shofer tjetër nuk pret as 1 sekond dhe futet në semafor të kuq.

23.06.2021/ 23:10

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak në uljen e aksidenteve që shpeshherë marrin jetën e njerëzve të pafajshëm.

/GazetaSinjali/