image Arrestohet 23-vjeçari që s’i përfilli urdhrat e policit pasi bëri kundërvajtje në trafik

Siguri

Arrestohet 23-vjeçari që s’i përfilli urdhrat e policit pasi bëri kundërvajtje në trafik

news image

Një 23-vjeçar është arrestuar sot rreth orës 13:30 në rrugën ‘Xhafer Deva’ në Prishtinë, pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e policit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se zyrtarët policorë kishin ndaluar veturën që voziste 23-vjeçari (emri i njohur për redaksinë), pasi që kishte kryer një kundërvajtje në trafik.

Shoferi nuk kishte përfillur urdhrat e dhënë nga policët dhe për këtë arsye është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/