image Pa Salah e Manen, Liverpooli kryen detyrën dhe rrëmben pozitën e dytë në Premier League

Futboll

Pa Salah e Manen, Liverpooli kryen detyrën dhe rrëmben pozitën e dytë në Premier League

news image

Liverpool ka arritur që të fitojë ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League, shkruan Sinjali Sport.

Të Kuqtë kanë triumfuar me rezultat bindës 3-0, duke i arkëtuar pikët e plota, pas tre javëve pa fitore.

Skuadra e Kloppit sot luajti për herë të parë pa Mohamed Salah dhe Sadio Manen, pasi gjenden tek kombëtaret e tyre për Kupën e Afrikës, duke ia dalur mjaft mirë edhe pse munguan dy sulmuesit kryesor.

Fabinho, Chamberlain dhe Minimaino ishin golashënuesit në këtë fitore të rëndësishme për Liverpoolin.

Reds me këtë fitore ia rrëmbejnë vendin e dytë Chelseat, duke i grumbulluar 45 pikë me një ndeshje më pak.

Në anën tjetër Brentfordi me 23 pikë gjendet në vendin e 14-të. /Gazeta Sinjali Sporti/