image "Pa ndonjë arsye" dy persona sulmojnë tre policë në Prizren

Siguri

“Pa ndonjë arsye” dy persona sulmojnë tre policë në Prizren

news image

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, të cilët ishin në detyrë zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, të dyshuari, të cilët ishin në gjendje të dehur, kanë sulmuar policët “pa ndonjë arsye”.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 20:15, në sheshin “Shatërvan” në Prizren.

“Sheshi Shatërvan, Prizren 16.12.2020 – 20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pa ndonjë arsye kanë sulmuar fizikisht tre zyrtar policorë, që ishin në detyrë zyrtare. Tre zyrtarët policore kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit ishin në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/