Ka përfunduar takimi në Podujevë mes Llapit dhe Ballkanit.
Dy skuadrat kanë ndarë pikët pasi mbetën barazim 1-1.
Golin për suharekasit e shënoi Ermal Krasniqi në pjesën e parë, teksa në të dytën Kastriot Selmani barazoi shifrat në një gjuajtje të lirë.
Ballkani me këtë pikë të fituar tashmë ndodhet në 12 pikë larg vendit të dytë me katër ndeshje të mbetura dhe mund ta fitojë titullin kampion ndeshjen e ardhshme në Suharekë ndaj Malishevës.