image Kupa e Kosovës: Llapi bën përmbysjen ndaj Prishtinës dhe kualifikohet në finale

Futboll

Kupa e Kosovës: Llapi bën përmbysjen ndaj Prishtinës dhe kualifikohet në finale

news image

Kanë përfunduar dy duelet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në Futboll, shkruan Sinjali Sport.

Llapi ka bërë përmbysjen ndaj Prishtinës në ndeshjen kthyese në Podujevë, duke fituar me rezultat 2-0 në “Zahir Pajaziti”, për tu kualifikuar në finale të Kupës.

Në ndeshjen e parë Prishtina në shtëpi kishte triumfuar me rezultat 2-1, teksa rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 3-2 në favor të Llapit, duke bërë që skuadra e Batatinës të kualifikohet në finale për të dytin vit radhazi.

Në gjysmëfinalen tjetër, Drita ka barazuar si mysafir ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 2-2.

Ky rezultat ka qenë i mjaftueshëm për gjilanasit që të kualifikohen për në finale të Kupës, pasi ndeshjen e parë në Gjilan e kishin fituar me rezultat 3-0.

Drita dhe Llapi do të ndeshen në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll për edicionin 2021-22.

/GazetaSinjaliSport/