image Kjo është data dhe ora kur do të luhet finalja e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit

Futboll

Kjo është data dhe ora kur do të luhet finalja e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit

news image

Drita dhe Llapi janë dy finalistët e këtij edicioni në Kupën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat “bardhekaltër” kanë edhe 90 minuta për t’i zhvilluar në rrugëtimin drejt trofeut të evenimentit madhor të futbollit të Kosovës.

Trofeu i Kupës së Kosovës, është i vetmi që po i mungon skuadrës gjilanase për më shumë se dy dekada.

Ishte edicioni i largët 2000/01 kur Drita e ngriti “në qiell” trofeun e Kupës për herë të parë dhe të fundit.

Megjithatë, Drita iu afrua shumë këtij trofeu edhe para gjashtë vjetësh, kur u mposht në finale nga Prishtina me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në taborin tjetër e ndjejnë ende “erën” e këtij trofeu, ngase edicionin e kaluar ishin fitues të tij.

Të drejtuarit nga Tahir Batatina festuan në kryeqytet kur mundën Dukagjinin e Klinës pas penalltive në një ndeshje tejet dramatike.

Për Llapin, Kupa e Kosovës e edicionit të kaluar ishte e para në histori të klubit.

Finalja e Kupës së Kosovës luhet më 21 maj, me fillim prej orës 20:00.

/GazetaSinjaliSport/