image Llapi kërkon përmbysjen e madhe sonte në "Fadil Vokrri" ndaj skuadrës malazeze

Futboll

Llapi kërkon përmbysjen e madhe sonte në “Fadil Vokrri” ndaj skuadrës malazeze

news image

Klubi futbollistik Llapi do të kërkojë të bëjë mrekullinë sonte në “Fadil Vokrri” ndaj skuadrës malazeze Buduçnost.

Llapjanët do të kërkojnë përmbysjen në kryeqytet për të kaluar në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mal të Zi, klubi malazez triumfoi me rezultat 2-0, në një ndeshje ku skuadra kosovare mbylli lojën me një futbollist më pak në fushë.

Nën një masë të madhe shikuesish që pritet të jenë të pranishëm sonte në “Fadil Vokrri”, Llapi do të kërkojë të përmbysë rezultatin.

Sipas njoftimit të klubit llapjan, në kryeqytet do të jenë të pranishëm mbi 10 mijë shikues.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:00.

/GazetaSinjaliSport/