image Ballkani, Drita, Gjilani e Llapi mësojnë datat dhe oraret në garat evropiane

Futboll

Ballkani, Drita, Gjilani e Llapi mësojnë datat dhe oraret në garat evropiane

news image

Skuadrat kosovare kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre në Champions League dhe Conference League, sfida shumë të rëndësishme për ekipet tona, të cilat do të kërkojnë të kalojnë ture në garat europiane.

Ballkani do ta nisë aventurën në Champions ndaj Zalgirisit në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës më datë 5 korrik në orën 20:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet në Lituani në stadiumin “LFF stadionas” në orën 18:00 më datë 12 korrik.

Drita do të sfidojë në turin e parë të Ligës së Konferencës Inter Turkun në datë 6 korrik në orën 17:00 në transfertë në stadiumin “Veritas Stadion”, ndërsa dueli i kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më datë 12 korrik në orën 20:00.

Gjilani do të luajë ndaj Liepajës në takimin e parë të turit të parë në datën 7 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00, ndërsa dueli i dytë do të luhet në stadiumin “Daugava Liepāja”, më 14 korrik në orën 16:00.

Llapi do të ndeshet sfidën e parë në transfertën e Malit të Zi ndaj Buducnost Podgoricës në orën 20:30 në stadiumin “Gradski Stadion Podgorica”, ndërsa dueli i kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

/GazetaSinjaliSport/