image Formacionet zyrtare, Llapi - Ballkani, suharekasit synojnë titullin në Podujevë

Futboll

Formacionet zyrtare, Llapi – Ballkani, suharekasit synojnë titullin në Podujevë

news image

KF Llapi do ta mirëpresë KF Ballkanin në duelin e xhiros së 32-të në BKT Superligën e Kosovës në Futboll.

Ballkani është në një ecuri prej shtatë fitoreve radhazi në Superligë, që nga humbja 2-0 ndaj Malishevës më 9 mars.

Llapi ndërkohë ka fituar secilën nga katër ndeshjet e fundit në kampionat.

Ballkani është lider me 69 pikë të mbledhura, 11 më shumë sesa përcjellësi i dytë, Gjilani, të cilët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Suharekasve i duhet vetëm edhe një pikë në pesë ndeshjet e mbetura për ta siguruar titullin kampion, dhe këtë mund ta arrijnë sot ndaj Llapit.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shabani, Rivera, Neto.

Ballkani: Frashëri, Kuc, Armend Thaqi, Potoku, Hoxha, Astrit Thaqi, Dellova, Baftiu, Gripshi, Korenica, Krasniqi.

Ndeshja fillon nga ora 15:00.

/GazetaSinjaliSport/