image Osmani: Qeveria e Kosovës do të kujtohet për skandale, grykësi dhe gllabërime të mëdha

Kosovë

Politikë/ Osmani: Qeveria e Kosovës do të kujtohet për skandale, grykësi dhe gllabërime të mëdha

news image

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi në Prishtinë se qeverisja e LDK-së do ta çlirojë Kosovën nga kapja e shtetit dhe do ta thellojë miqësinë me SHBA-në dhe BE-në të cilën miqësi, sipas saj. e vënë në lojë politikanët e papërgjegjshëm.

Ajo e bëri këtë koment në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

“Fitorja jonë do ta kthej Kosovën plot dinjitet në hartën e vendeve të lira nga ku e larguan pushtetarët e pandërgjegjshëm dhe të padijshmem të cilët e rrezikuan ekzistencën e shtetit tonë”, ka thënë Osmani para masës së tubuar në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo shtoi se Republika e Kosvës nuk ka nevojë për qeveri megalomane e cila për fatin e keq të Kosovës do të kujtohet si qeveri e skandaleve, grykësisë dhe gllabërimeve të mëdha.

“Qeveria e LDK-së do ta dekrimianalizojë sistemin e drejtësisë dhe sigurisë përmes sistemit të Vetingut. Do të punojmë që drejtësia jonë të jetë e pavarur dhe e pandikuar nga politika dhe nga krimi” ka theksuar Osmani. /Gazeta Sinjali/