Wolverhampton dhe Liverpool u përballen në javën e 15-të në elitën e futbollit anglez, raporton Sinjali Sport.
Liverpooli e mposhti skuadrën e Wolves me rezultat minimal 0-1.
Divock Origi me golin e minutës së fundit të asistuar nga Mohamed Salah ia siguroi tre pikë ekipit.
Me këtë fitore ‘The Reds’ rrëmbejnë pozitën e parë me 35 pikë, por duhet ta presin rezultatin e Manchester Cityt, të cilët nëse fitojnë marrin kreun.
Wolves në anën tjetër kanë 21 pikë në pozitën e tetë.