image ORCA: Nëse Likaj emërohet ministër i Arsimit, nuk i anshkalojmë protestat

Kosovë

Arsim/ ORCA: Nëse Likaj emërohet ministër i Arsimit, nuk i anshkalojmë protestat

news image

Propozimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që profesori i Universitetit të Prishtinës, Ramë Likaj të jetë ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ngjalli reagime të shumta tek shoqëria civile. Madje Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka paralajmëruar edhe protesta në rast se Likaj emërohet udhëheqës i këtij dikasteri.

Kështu ka paralajmëruar për KP, Rron Gjinovci nga po kjo organizatë.

Gjinovci këto veprime i arsyeton me faktin se Likaj është i përfshirë në skandalin më të madh të UP-së si një nga profesorët e avancuar përmes plagjiaturës e mashtrimit akademik.

“Ministri i Arsimit i propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pjesë e skandalit më të madh në UP. Është fjala për Ramë Likaj i cili kur është avancuar në vitin 2018 është avancuar në mënyrë jo meritore…Ramë Likaj bashkë me 7 të tjerë kanë bërë plagjiaturë gabimet drejtshkrimore gramatikore në gjuhën angleze dhe kanë publikua punime të njëjta me tituj të ndryshëm duke i paraqitur si dy punime të ndryshme dhe kështu janë avancuar në mënyrë jo meritore. ORCA në vitin 2019 ka marr përgjigje nga platforma Scopus ku kanë qenë të regjistruara edhe revistat ku këta kanë publikuar dhe përgjigja ka qenë që revista Scopus i ka përjashtuar nga platforma revistat për shkak të performances së tyre gjatë vitit 2017, 2018 pra periudha kur kanë publikuar dhe janë avancuar Ramë Likaj dhe shokët e vetë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike”, tha ai.

Në rast që Ramë Likaj emërohet ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rron Gjinovci thotë se do të përdorin të gjitha mjetet përfshirë edhe protestat për të penguar ushtrimin e kësaj detyre nga ana e Likajt.

“Emërimi i tij eventual në këtë pozitë tregon se qeveria e ardhshme është një qeveri e kusarisë edhe zyrtarëve që shikojnë me plaçkit dhe me shkatërrua edhe më tutje institucionet e Kosovës. E sa i përket Ram Likajt unë mendoj që ORCA do t’i përdorë të gjitha mjetet e mundshme pa i anashkalua protestat, pa i anashkalua publiket. Pra gjithçka që është paraparë në Konventat tona për të Drejtat Civile dhe Politike me qëllim që me pengua ushtrimin e funksionimit të detyrës së tij”, theksoi Gjinovci.

Sipas tyre jo që nuk do të duhet të jetë ministër i ardhshëm i arsimit në Kosovës por ai do të duhej edhe të përjashtohet edhe nga Universiteti i Prishtinës.

Gjinovci madje thotë se si ORCA presin nga senati i UP-së që t’ia revokoj titujt Ramë Likajt për shkak se në mënyrë jo meritore i ka marr ata tituj.

Kujtojmë që AAK gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me LDK, dhe ndër ministrisë që i është besuar për udhëheqje AAK-së është edhe ajo e Arsimit. Ndërsa si kandidat për ta udhëhequr këtë dikaster nga AAK është përmendur profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ramë Likaj./Gazeta Sinjali/