image Operacioni i sotëm policor, arrestohen edhe persona zyrtarë – policia thërret konferencë të jashtëzakonshme

Kosovë

Njoftim/ Operacioni i sotëm policor, arrestohen edhe persona zyrtarë – policia thërret konferencë të jashtëzakonshme

news image

Policia e Kosovës, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, ku zyrtarë të lartë të Departamentit të Hetimeve, do të japin detaje lidhur me operacionin policor të zhvilluar sot.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestime e disa personave të dyshuar, prej tyre edhe persona zyrtarë”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Konferenca do të mbahet sot në orën 11:30.

Policia nuk ka dhënë prononcim për media se kush janë zyrtarët e arrestuar, këto detaje do të shpalosen gjatë konferencës. /Gazeta Sinjali/