image Omicron e rrethon Kosovën, në fund të muajit vijnë rezultatet e mostrave të dërguara në Gjermani

Shëndetësi

Omicron e rrethon Kosovën, në fund të muajit vijnë rezultatet e mostrave të dërguara në Gjermani

news image

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, ka rrethuar Kosovën nga të gjitha anët. Tashmë janë konfirmuar raste të reja me Omicron në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut e Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Shqipëria dje njoftoi se mostrat e dërguara në Gjermani kanë rezultuar pozitiv në testimin për Omicron, e sot Maqedonia e Veriut konfirmoi rastin e parë me këtë variant.

Mal të Zi u kofirmuan pesë raste më 16 dhjetor, ndërsa dy ditë më parë në Serbi.

Kosova ka dërguar 72 mostra për testim për variantin Omicron të koronavirusit në Gjermani, rezultate e të cilave pritet të vijnë me 28-29 dhjetor.

“Ende nuk i kemi pranuar rezultatet e mostrave të fundit. Ende nuk dihet data e saktë, por besoj se deri në fund të muajit deri më 28-29 dhjetor besoj që kthehen (rezultatet)”, tha zëdhënësja e IKShPK-së, Era Pireva.

E ky variant, sipas ekspertëve shëndetësorë, ka shumë ngjashmëri me gripin sezonal, i cili është përhapur shumë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, kur flet për vaksinat kundër gripit stinor, shkruan se “…në shumë raste, nuk është e lehtë klinikisht të dallosh gripin sezonal nga infeksione të tjera të frymëmarrjes, ku bën pjesë edhe [sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri] COVID-19, ku për diagnozë përfundimtare kërkohet një test diagnostik.

/GazetaSinjali/