image Në pritje të rezultateve për Omicron, Kosova dërgon edhe sot mostra për testim në Gjermani

Shëndetësi

Në pritje të rezultateve për Omicron, Kosova dërgon edhe sot mostra për testim në Gjermani

news image

Rezultati i 72 mostrave që janë dërguar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për testim për variantin Omicron të koronavirusit në Gjermani, nuk është pranuar ende. Mirëpo, Kosova po planifikon të nisë mostrat të tjera pozitive për testim në këtë shtet, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu tha për Gazetën Sinjali zëdhënësja e IKShPK-së, Era Pireva.

“Ende nuk i kemi pranuar rezultatet e mostrave të fundit. Ende nuk dihet data e saktë, por besoj se deri në fund të muajit deri më 28-29 dhjetor besoj që kthehen (rezultatet)”, tha ajo.

Pireva tha se gjatë ditës së sotme pritet të dërgohet për testim mostra të reja në Gjermani, por që numri i tyre nuk është caktuar akoma.

“Po, edhe sot planifikohet me u dërgu disa mostra pozitive, përmes programit të njëjtë”, përfundoi ajo./GazetaSinjali/