Një grua e ka denoncuar në polici burrin e saj për shkak se i njëjti, sipas saj, e ka ofenduar dhe e ka sharë atë me fjalë të ndryshme, mbrëmjen e së shtunës, në parkun e qytetit në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka arritur që të sigurojë deklaratën që ajo ka dhënë para hetuesve policorë.
“Më ka thanë ‘Oj ku*vë’,’ ta q** nanën‘, e gjithçka para krejtve, në park të qytetit”, ka deklaruar ajo në polici.
Ajo thotë se për shkak të këtij presioni psikik që bashkëshorti i saj ka ushtruar ndaj saj në publik, është ndier shumë keq, andaj, edhe e ka raportuar rastin në polici.
Gazeta Sinjali mëson se ajo ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe strehimin.
Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, bashkëshortin e saj, i cili pasi që është intervistuar, me urdhër të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë./Gazeta Sinjali/