image Oferta e Barcës larg nga ajo se çfarë po kërkon Bayerni për Lewandowskin

Futboll

Oferta e Barcës larg nga ajo se çfarë po kërkon Bayerni për Lewandowskin

news image

Robert Lewandowski është duke u lidhur me një kalim të mundshëm tek Barcelona nga Bayerni në verë.

Sipas raporteve, Xavi po e dëshiron me ngulm polakun, teksa edhe sulmuesi thuhet se është i hapur me idenë për t’iu bashkuar spanjollëve.

Sidoqoftë, transferimi mund të jetë i vështirë për tu realizuar, për shkak të kërkesës së lartë të Bayernit, ndaj asaj se sa po ofron Barcelona aktualisht, transmeton Sinjali Sport.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, kërkesa e parë e Bayern Munichut për Barcelonën është nga 70 deri në 80 milionë euro, ndërsa Barcelona dëshiron të shpenzojë jo më shumë se 30 milionë.

Pra, një hendek shumë i madh midis asaj që Barcelona do të dëshironte të shpenzonte dhe asaj që Bayern do të donte të merrte nga një shitje e mundshme e Lewandowskit. 

Në sezonin aktual, polaku ka shënuar deri në 46 gola në 40 ndeshje të luajtura, me një mesatare prej më shumë se një gol për lojë. 

Barcelona ka filluar një cikël të ri që nga ardhja e Xavi në stol, dhe nënshkrimet e Aubameyang dhe Ferràn Torres në janar kanë përmirësuar performancën sulmuese të Blaugranas. Por ata janë të bindur se mund të bëjnë një hap më tej falë sulmuesit polak.

/GazetaSinjaliSport/