Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Kosharishtë të Istogut, pasi që i njëjti kishte ofenduar patrullën policore, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte penguar lëvizjen e njësisë policore e cila ishte me veturë zyrtare, e më pas i njëjti kishte dalë nga vetura e tij dhe kishte fyer e ofenduar verbalisht zyrtarët policorë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq ndaj tij është iniciuar rasti “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”./GazetaSinjali/