image Odaloviq thotë se iu ndalua hyrja në Kosovë

Rajon

Odaloviq thotë se iu ndalua hyrja në Kosovë

news image

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Serbisë për të pagjeturit, Veljko Odaloviq, thotë se iu ndalua hyrja në Kosovë në pikën kufitare në Merdare.

Sipas raportimit të Radio Graçanica, Odaloviq ishte paraparë të merrte pjesë në një takim me Shoqatën e të Pagjeturve dhe të Rrëmbyerve, të cilën e kishte paralajmëruar para dy ditësh.

Ai tha se ky është një tjetër veprim “jashtëzakonisht i paarsyeshëm” i Kosovës kur bëhet fjalë për personat e zhdukur.

“Natyrisht që ata nuk janë të interesuar për atë çështje, e kanë politizuar çështjen e personave të pagjetur që ne të mos kemi kontakte apo informacione tani. Ata harrojnë që ky grup pune është një mekanizëm që ka zgjidhur mbi 1800 raste të personave të zhdukur. Gjithmonë përpiqemi të punojmë së bashku me Prishtinën në lokacione, të marr pjesë në të gjitha takimet, të jetë dikush në bisedë me familjet që do të qëndrojë para tyre dhe do t’u tregojë se çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë më pas. Kështu ne kemi një ndalesë totale”.

I pari i Komisionit Shtetëror të Serbisë për të pagjeturit shtoi se vazhdimisht po flet për të zhdukurit, pa marrë asnjë masë, shkruan Kosovo-online.

Sipas tij, “çështja e të pagjeturve në dialog është obligim njerëzor dhe civilizues, i cili tashmë është i bllokuar” dhe thekson se familjet e shqiptarëve të pagjetur të Kosovës, si dhe familjet e serbëve të pagjetur meritojnë përgjigje./GazetaSinjali/