image O'Connell paraqitet ndër të parët në organizimin e mikpritjes për tifozët anglezë

Kosovë

Ndeshja/ O’Connell paraqitet ndër të parët në organizimin e mikpritjes për tifozët anglezë

news image

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është njëri ndër personat e parë që ka shkuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në organizimin e mikpritjes nga Komuna e Prishtinës për tifozët anglezë.

Anipse ishte raportuar se ky aktivitet do të fillonte nga ora 12:00, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Mësohet se pas disa problemeve mes Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës ky aktivitet pritet të nisë në orën 14:00.

Ndërkohë, që sheshet tjerat të Prishtinës janë mbushur me tifozë anglezë, të cilët kanë filluar të festojnë ende pa filluar ndeshja.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë do zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/

news image