image OBSH: 75% e rasteve me koronavirus janë nga këto shtete

Botë

OBSH: 75% e rasteve me koronavirus janë nga këto shtete

news image

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përafërsisht 75% e rasteve me Covid-19 janë nga 10 shtete, shumica prej tyre në Amerikë dhe Azinë Jugore, shkruan The Guardian.

Duke folur të martën për agjencinë e shëndetësisë së Kombeve të Bashkuara, Tedros Ghebreyesus ka thënë se situata globale e pandemisë është duke u përkeqësuar.

“Në nivelin global janë raportuar më shumë se 7 milion raste të infektuar me koronavirus, si dhe 408.000 viktima. Edhe pse situata në Evropë është duke u përmirësuar, në nivelin global duket se kjo situatë nuk është drejt përmirësimit. Më shumë se 100.000 raste të reja janë raportuar çdo ditë për dy javët e kaluara. Ne kemi vërejtur se 75% e këtyre rasteve vijnë nga 10 shtete, më së shumti nga Amerika dhe Azia Jugore. Shumë vende në regjionin afrikan janë gjithashtu duke përjetuar një rritje të rasteve”, tha Ghebreyesus.

Ai gjithashtu me këtë rast i inkurajoi të gjitha shtetet rreth botës, që të fokusohen në shenjat pozitive dhe të vazhdojnë t’i praktikojnë të gjitha masat mbrojtëse kundër koronavirusit./GazetaSinjali/