image Obiliq: Kërcënon Policinë pasi u gjobit për shkelje në trafik

Siguri

Obiliq: Kërcënon Policinë pasi u gjobit për shkelje në trafik

news image

Pas aksidenteve të shumta me fatalitet, është shtuar numri i kontrolleve të policisë nëpër rrugë. Së bashku me kontrollet, është rritur edhe numri i gjobave për shkelësit e rregullave të trafikut, shkruan Gazeta Sinjali.

E pikërisht një gjobë e trafikut e shqiptuar ndaj një personit në fshatin Llazarevë të Obiliqit, mbrëmë rreth orës 20:00, rezultoi të bëhet një situatë më e komplikuar, pasi që për shkak të pakënaqësisë për marrjen e kësaj gjobe, i gjobituri kishte kërcënuar zyrtarët policorë, me çka dyshohet të ketë kryer veprën penale “Kanosje”.

Siç bën të ditur policia, i dyshuari është dërguar në Stacionin Policor në Obiliq për t’u intervistuar. /GazetaSinjali/