image "O djali jem bre, shteti po të dëmton...", rrëfimi ekskluziv me të qara e britma i nënës së 15-vjeçarit që u rrah brutalisht në oborr të shkollës

Ekskluzive

“O djali jem bre, shteti po të dëmton…”, rrëfimi ekskluziv me të qara e britma i nënës së 15-vjeçarit që u rrah brutalisht në oborr të shkollës

news image

Gazeta Sinjali publikoi sot pamjet e një rrahje brutale që ka ndodhur në oborrin e shkollës “Dardania” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, ku shihet se një i mitur është grushtuar e shqelmuar nga disa nxënës. I mituri që u sulmua po dyshohet për therje me thikë dhe është dërguar në paraburgim. Sinjali sjell ekskluzivisht rrëfimin e nënës së 15-vjeçarit, e cila me të qara e britma tha se më së shumti djalin e saj po e dëmton shteti.

Nëna e të miturit, ka rrëfyer ekskluzivisht për Gazetën Sinjali ngjarjen që ndodhi dje e gjithë përjetimet e djalit të saj, për të cilin thotë se ka qenë dhe vazhdon të jetë pre e bullizmit.

Në momentin që ajo fillon të flasë për Sinjalin, djalin e saj e dërgojnë në paraburgim dhe ajo s’mund të përmbahet nga të qarat: “Haaaajt mamit, s’ka me u ndalë mami kurrë o djali jem, ka me punu deri në fund. Djalin ma dërguan në paraburgim breee”, thotë ajo derisa vazhdon të qajë, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa tregon se si ka ndodhur ngjarja e djeshme, ajo thotë se djalin e saj e kanë rrahur edhe më herët grupe të caktuara, ku deri në 30 persona kanë sulmuar mbi të. Madje shton se “e kanë prishur” duke e rrahur.

“E dyta herë që po ma rrehin djalin. Qiky që është i therun tash ma ka rreh edhe ma heret. Ka qenë pre e bullizmit djali jem prej klasës të parë…A e keni parë videon. Sot e dërguar në paraburgimn djalin tim dhe shokun e tij. Djalin ma kanë rreh kur e ka kry testin e maturës. Djali si e ka kry testin, si ka njoftë ata, e kanë rreh turma. I kanë thonë hajde hajde, heki syzat, i shtin në xhep edhe e rrehin brutalisht. Ma kanë prishë djalin. S’ka me u nalë kurrë as natën. Ka 30 vetë pe rrehin edhe këto po ma lojnë fajtor, tha ajo për Gazetën Sinjali.

Nëna e ish-nxënësit të shkollës “Hasan Prishtina”, thotë se djali i saj kurrë nuk ka pasur përkrahje, madje as nga shkolla.

Kurrë s’ka pasë përkrahje. As prej nxënësve, as prej prindve. Edhe Arbërie Nagavci i ka dokumentet që ia kom dërgu. Djali jem 15-vjeçar është. Që një vit po ma rrehin djalin, me grupe secili. Nuk e ngucë ai kërkond, ka qenë gjithmonë pre e ngacmimeve…”, shton ajo për Sinjalin.

Nëna e 15-vjeçarit rrëfen se kjo gjendje po rëndohet më shumë, e përkrahje nga shteti nuk po merr.

“Dy herë e kanë rreh dje. I thashë mami vjen të merr, e ai ka qenë me shokun e vet, edhe prapë jonë shku e kanë rreh. Ai më ka thonë se jom kanë i lodhun, s’kom pasë fuqi me i bo dikujt najsend, veç kur kom dëgju që e kanë ther atë djalin. Edhe shteti po ma dëmton djalin, nuk ka shtet, nuk ka asgjë! Djali ka pasë dje nevojë për trajtim mjekësor, nuk e kanë ndalë në spital. Veç ekzaminimet ia kanë bë edhe e kanë liru, e kanë dërgu në mbajtje. Nuk e dinë kush e ka ther atë djalin. U rreh djali, e kanë sakatu, edhe në rrugë ma kanë rreh. Ata i kanë shku prapë djalit kishe çka kena bo na, edhe aty kanë kcy shoktë e djalit. Djalin si e mora, më tregoi çka ka ndodhë. Kjo është e tmerrshme çka po ndodh, s’ka shtet”, përfundoi ajo duke qarë.

Për këtë rast ka shkruar edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai ka shpërndarë pamjet e publikuara nga Sinjali dhe ka shkruar se i mituri është rrahur disa herë dhe është bullizuar vazhdimisht.

/Gazeta Sinjali/