Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë ka zbatuar planin operativ “Siguria në shkolla”, ku te një nxënës ka gjetur një thikë dhe pistoletë me 7 fishekë të kalibrit 9 mm, shkruan Gazeta Sinjali.
Në konsultim me prokurorin, Policia ka bërë të ditur se është realizuar edhe bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Babloq të Deçanit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë me gazë e llojit Gamo PT80 si dhe 14 fishekë të kalibrit 9 mm.
I dyshuari është ndaluar për 24 orë në qendrën e ndalimit në Gjakovë.