image Nxehet Shala: Ardian Gjini s`ka haber në politikë

Kosovë

Reagim/ Nxehet Shala: Ardian Gjini s`ka haber në politikë

news image

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka akuzuar nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini se nuk ka siç ka thënë “haber” për politikë.   

Ai e ka bërë këtë reagim pasi Gjini kishte deklaruar se Nisma nuk do ta kalojë as pragun në zgjedhjet që pritet të mbahen më 6 tetor.

“Unë e  di arsyen pse ka thonë Gjini këtë dhe frikën që ai e ka. Nga të gjithë atë që merren me jetën politike në Kosovë, Gjini s`ka  haber se si elektorati është duke lëvizur.”, ka thënë Shala për ish partnerin e koalicionit qeverisës, shkruan Sinjali

Shala ka thënë se nënkryetari i AAK-së është mirë të përkujdeset se për subjektin  e vetë politik që sipas tij do të jetë i katërti në renditje pas zgjedhjeve. Ai ka shprehur keqardhje për partneritetin e kaluar mes këtyre subjekteve./Sinjali/