Sulmuesi i Liverpool, Darwin Nunez, ka kërkuar falje për përjashtimin e tij gjatë barazimit 1-1 të së hënës me Crystal Palace në Anfield në Premier League.
Darwin Nunez e lëshuan nervat në një moment pas një sfide me mrojtësin e Crystal Palaces, Andersen, duke e goditur në kokë.
Kartoni i kuq i Nunez do të thotë se ai tani do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Liverpool-it për shkak të pezullimit, duke përfshirë një datë vendimtare me Manchester United. Reds arritën të shpëtonin me një barazim pas largimit të Nunez, me Luis Diaz që shënoi një gol të bukur.
Sulmuesi i Liverpool ka dërguar në rrjetet sociale një mesazh për tifozët për kartonin e kuq.
“Jam i vetëdijshëm për qëndrimin e shëmtuar që kam pasur”, ka shkruar ai në Twitter. “Unë jam këtu për të mësuar nga gabimet e mia dhe nuk do të ndodhë më”.
Reprezentuesi i Uruguait gjithashtu u kërkoi falje mbështetësve.
Nunez do të humbasë ndeshjen e radhës të Liverpoolit jashtë Manchester United, si dhe përballjet e Premier League kundër Bournemouth dhe Newcastle United.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se Nunez kishte gabuar në Anfield, por beson se nënshkrimi i ri do të mësojë nga gabimi i tij.
“Unë doja të shihja situatën së pari,” u tha ai gazetarëve. “Nuk e dija se çfarë ndodhi. Pashë Andersen në dysheme dhe Darvinin duke u larguar. Kjo ishte pamja ime. Kështu që pyeta djemtë tanë, e pashë dhe po ishte një karton i kuq, reagimi i gabuar.
Andersen e donte këtë dhe e arriti, por Darvini bëri një gabim. Një provokim i vogël aty-këtu, dhe padyshim reagimi i gabuar. Nuk mund ta mohoj këtë.
Ai do të mësojë nga kjo. Fatkeqësisht ai do të ketë disa ndeshje për ta bërë këtë, gjë që nuk është interesante për ne, aq më pak me situatën tonë specifike, por është ajo që është.”