image Numri i të shëruarve e kalon numrin e rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Numri i të shëruarve e kalon numrin e rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Kosova vazhdon të përballet me numër të madh të rasteve me koronavirus.

Që nga 13 marsi kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë deri më sot janë testuar 30 mijë e 567 persona.

Nga të gjitha mostrat e testuara 5 mijë e 617 raste kanë rezultuar pozitive, 130 prej të cilëve kanë vdekur. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 2 mijë e 811, ndërsa 2 mijë e 676 raste janë ende aktive.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/