Edhe pse janë lehtësuar masat antiCOVID, qytetarët nuk po i përfillin ato, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar gjithsej 100 gjoba në bazë së ligjit për COVID-19.
Duke bërë krahasimin me raportin e Policisë së datës 4 qershor numri i këtyre gjobave është rritur për 20 raste.