Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka publikuar 95 raste të reja me COVID-19. Ndërkaq, sot ka pasur numër të madh të të shëruarve nga koronavirusi, 63 raste.
Numri total i të shëruarve në Kosovë, deri më tani është 1 mijë e 171 raste.
“Sot më 24 qershor 2020, janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.171 raste”, njofton IKSHPK.
Teksa, prej 2 mijë e 363 rasteve pozitiv me koronavirus, 40 persona kanë vdekur në Kosovë nga pandemia, por me sëmundje të tjera të shoqëruara./ Gazeta Sinjali/