image “Nuk t’boj keq”/ Tmerrohet gruaja në Lipjan, përballet direkt me hajnin e armatosur që hyri të grabis në shtëpi

Siguri

“Nuk t’boj keq”/ Tmerrohet gruaja në Lipjan, përballet direkt me hajnin e armatosur që hyri të grabis në shtëpi

news image

Rastet e vjedhjeve e grabitjeve nëpër shtëpi private, biznese e institucione financiare janë shndërruar në një dukuri shqetësuese. Personat e dyshuar shpesh herë nuk hyjnë duarthatë në vendin që e kanë cak të kryejnë vjedhje, pasi që ata të armatosur arrijnë që të marrin para e gjëra me vlerë. E ndodh që gjatë grabitjeve të përballen edhe me pronarët e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali.

Me hajnin u takua ballë për ballë edhe një grua sot rreth orës 10:45 në fshatin Rufc i ri i Lipjanit, e cila me të hapur derën e shtëpisë pa para vetes një person të maskuar e më thikë në dorë.

Sinjali mëson se i dyshuari me të hyrë brenda hapësirave të shtëpisë e ka paralajmëruar zonjën e shtëpisë që nuk do i bëjë keq dhe ka vazhduar të përfundojë atë për të cilën ishte nisur.

E tmerruar nga kjo situatë, 49-vjeçarja ka vrapuar të kërkojë ndihmë te fqinjët të cilët nuk hezituan që të dalin dhe të rrethojnë shtëpinë për mos ta lënë hajnin që të ikte.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë marrë deklaratat e personave që ishin në dijeni për rastin. Bazuar në dëshminë e dëshmitarëve, i dyshuari kishte arritur që të ikte, por pas vetes kishte lënë thikën, e cila më pas u konfiskua.

I dyshuari ende nuk është identifikuar, mirëpo janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/