Ditëve të fundit disa produkte shënuan ngritje të madhe të çmimeve, një ndër to ishte vaji, i cili sot në treg kushton rreth 3.69 euro, shkruan Sinjali.
Mirëpo kësaj ngritje nuk i kanë shpëtuar as vezët të cilat në një market në Kosovë kushtojnë hiç më pak se 4.39 euro.
Fotografinë e çmimeve e ka shpërndarë analisti, Imer Mushkolaj, i cili tha se po vazhdon ‘plaçkitja e qytetarëve’.
“Matrapazët vazhdojnë t’i plaçkitin qytetarët. Ku janë inspektorët? Ku është shteti që t’i mbrojë qytetarët nga dallaverxhinjtë?“, ka shkruar ai.