image “Nuk kam fuqi dhe fryma më ndalet”, postimi prekës i familjares të të riut që dyshohet se u vetëvra në Pejë

Sociale

“Nuk kam fuqi dhe fryma më ndalet”, postimi prekës i familjares të të riut që dyshohet se u vetëvra në Pejë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për te riun nga Peja, Nard Shalën, i cili dyshohet se bëri vetëvrasje. Për këtë ngjarje të rëndë, kanë shkruar edhe familjarët e të ndjerit.

Familjarja e tij, Erblina Tahiraj, ka shkruar se humbja e më të dashurit të tyre është dhimbje e thellë për ta.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë dhimbje të thellë që kemi në zemrat tona, për këtë lajm të trishtë që nuk do të doja ta merrja kurrë.Nuk kam fuqi dhe fryma më ndalet kur e di se ju ndalë jeta një djali ambicioz, të afërt dhe të dashur siç ishe TI”, ka shkruar ajo në Facebook.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Njësitë relevante policore në bazë të prokurorit kujdestar kanë dalë në vendin i ngjarjes, dyshohet për një trup të pajetë të një personi i cili me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, ka thënë ai për Sinjalin.

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se viktima është gjetur nga familjarët e tij.

“Rreth orës 15:55 minuta sot policia është njoftuar se në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Pejë është gjetur nga familjarët një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante gjithashtu edhe ambulanca, mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/