Një zjarr i madh ka shpërthyer ditën e djeshme në Kabul, saktësisht në zonën e quajtur Dehmzang.
Një video është publikuar në rrjete sociale ku shihet zjarri madh që ka kapluar atë zonë dhe shkaqet e zjarrit nuk dihen ende
Përderisa në mëngjesin e sotëm një turmë qytetarësh u dyndën drejt aeroportit të Kabulit, çka ka detyruar talebanët që të qëllojnë drejt tyre.
Pasi që qytetarët afganë po vijojnë tentativat e tyre për t’u larguar nga vendi dhe për t’i shpëtuar talebanëve, përveç problemeve me talebanët, në këtë vend ka shpërthyer edhe zjarri. /GazetaSinjali/