image Nuk ka një muaj që është shtruar, fillon dëmtimi i rrugës "Jakov Xoxa" në Prishtinë

Sociale

Nuk ka një muaj që është shtruar, fillon dëmtimi i rrugës “Jakov Xoxa” në Prishtinë

news image

Rruga “Jakov Xoxa” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë është shtruar më 18 dhjetor të këtij viti. Përfundimi i punimeve në këtë rrugë gëzoi banorët e kësaj pjese, të cilët ishin ankuar vazhdimisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, duket që gëzimi i tyre nuk do të zgjasë shumë.

Kjo pasi që, ende pa u bërë një muaj, kjo rrugë ka filluar të prishet.

Të paktën kështu duket në disa fotografi të realizuara sonte, të publikuara nga një banor i kësaj lagjeje./Gazeta Sinjali/