image Nuk ka futboll, por Arsenal dhe Chelsea në garë për yllin e Barcelonës

Futboll

Futboll/ Nuk ka futboll, por Arsenal dhe Chelsea në garë për yllin e Barcelonës

news image

Ka kohë që është pezulluar futbolli për shkak të koronavirusit, por kjo nuk po i ndalon dy rivalët londinez që të përballen.

Dy skuadrat kanë hyrë në garë për transferimin e yllit të Barcelonës, Samuel Umtiti, transmeton Gazeta Sinjali.

Siç raporton ‘Mundo Deportivo’, Chelsea kishte tentuar ta transferonte francezin edhe gjatë merkatos verore të vitit të kaluar. Por, kjo u bë e pamundur për shkak të dënimit për mos transferim të lojtarëve.

Blutë e Londrës janë në kontakt me agjentin e Umtitit, Arturo Canales. Kurse, Arsenali e ka në radarin e saj transferimin e francezit./Gazeta Sinjali/