Drita sot do të përballet me Prishtinën në kuadër të javës së fundit të rrethit të dytë në Superligën e Kosovës në ndeshjen derbi pasi dy ekipet po luftojnë për titull këtë sezon.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu foli për atmosferën në klub pas humbjes nga Ballkani, pritshmëritë për ndeshjen ndaj Dritës dhe synimet e klubit nga Gjilani për këtë sezon.
Nuhiu tha se nuk do të lejojmë që një humbje të na ndalojë drejt udhëtimit tonë, duke thënë se sa më shpejt që harron një humbje aq me shpejt rikuperon energjinë për tek ndeshja e radhës.
“Atmosfera është mirë në ekip, kemi biseduar me futbollistët dhe e kemi kuptuar se gjatë rrugës do të ketë pengesa të tilla por nuk do të lejojmë që një humbje të na ndalojë drejt udhëtimit tonë. Sa më shpejt që harron një humbje aq me shpejt rikuperon energjinë për tek ndeshja e rradhës. Kemi punuar këto tre ditë që të kthejmë fokusin tek ndeshja e rradhës dhe të harrojmë ajo që ka ikur” – u shpreh trajneri Nuhiu
Tutje ai tha se pret që të nxjerrin më të mirën nga përballja me Prishtinën, por që e pranoi se nuk do ta kenë lehtë.
“Pres një ndeshje të luftuar nga dy ekipet, do të jetë një ndeshje e veshtirë në aspektin taktik, kemi përballë një kundërshtar që ka mënyrën e vet të lojës. Kemi përgatitur ekipin për një kundërlojë ndaj kundërshtarit tonë, nuk do të jetë e lehtë por ne kemi grupin që do të dijë ta menaxhoj ndeshjen për të marrë më të mirën nga kjo përballje” – shtoi Ardian Nuhiu.
Gjithashtu, ai theksoi se janë 4 ekipe në luftë për titull, ndërsa ka ende shumë pike dhe nga java në javë do të ndryshojë tabela.
“Besoj se do të jetë një garë e zjarrtë deri në fund, jemi katër ekipe që do të luftojmë, nga java në javë do të ndryshoj tabela. Pas ndeshjes së nesërme fillon rrethi i tretë dhe me të gjithë ekipet do të përballemi edhe nganjeherë, ka ende shumë pikë dhe më mirë është në fund të bëjmë llogaritjet” – tha Nuhiu për Gazetën Sinjali.
I pyetur për synimin e tij për këtë sezon Ardian Nuhiu deklaroi kështu: “Europa do të ishte më e bukur me titullin kampion.
Momentalisht, Drita është në pozitën e katërt me 40 pikë, 4 pikë nga vendi i parë që e mban Ballkani./Gazeta Sinjali/