image Notat e lojtarëve: Barcelona 1-1 Granada/ Golashënuesit më të dalluarit

Futboll

Notat e lojtarëve: Barcelona 1-1 Granada/ Golashënuesit më të dalluarit

news image

Barcelona përmbyll javën e pestë në Laliga me barazim ndaj Granada, raporton Sinjali Sport.

Ky takim përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Katalunasit u tronditën menjëherë në minutën e parë, ku pësuan gol.

Domingos Duarte realizoi me kokë për golin e avantazhit te mysafirët.

Megjithatë, blarugranasit e barazuan në minutën e 90-të me anë të Ronald Araujos.

Me këtë barazim vendasit ngritën në pozicionin e 7 me tetë pikë, por me një lojë më pak, kurse mysafirët kanë vendin e 17-të me tre pikë.  

Ndeshje e barabartë me shifra, por në fushë vendasit dominuan që nga goli i pësuar, por pa arritur të përmbysin, megjithatë nga kjo përballje Ronald Araujo mori notën më të lartë 8.1.

E po ashtu edhe nga mysafirët, golashënuesi kishte notën më të mirë, 7.8, kurse mesfushori Antonio Puertas me 6.0. u vlerësua më së ulëti.

Notat e të gjithë futbollistëve që luajtën sot nga “SofaScore”:

Barcelona – Granada Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/