Liverpool arriti fitore në përballjen e sontme kundër West Hamit, me rezultat 1:3.
Që nga fillimi në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, shkruan Sinjali Sport.
Shaqiri madje edhe arriti të asistojë për Salah, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje.
Kurse, Shaqiri për paraqitjen e tij në këtë ndeshje u vlerësua me notën 7.3.
Ndërsa, notën më të lartë te Liverpooli për këtë ndeshje e mori Mohamed Salah, i cili u vlerësua me 8.8./Sporti në Sinjali/