Aksioni “Brezovica” është duke vazhduar edhe sot në Shtërpcë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se janë duke u bastisur rreth 10 lokacione në rrethinë të Shtërpcës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku.
“Po aksioni është duke u zhvilluar në 7 lokacione. Deri më tani nuk ka të arrestuar. Bastisjet do të kryhen në Shtërpcë dhe në disa fshatra përreth”, tha Maloku për Sinjalin.
Ndryshe, më 3 mars, janë prangosur shtatë persona të dyshuar për këtë rast, tre ish- zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër persona, pronarë të kompanive private.
Policia e Kosovës edhe në muajin dhjetor të vitit 2021 dhe në muajin janar të këtij viti ka arrestuar persona të përfshirë në rastin e quajtur “Brezovica”
Në fund të dhjetorit, janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliq, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.