Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës është duke zhvilluar operacion policor, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se trupat e Njësisë Speciale tani kanë rrethuar edhe objektin e Komunës së Istogut.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Sinjalit se ky operacion është duke u zhvilluar në disa lokacione dhe rajone të ndryshme të vendit. /Gazeta Sinjali/