Ka filluar largimi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, shkruan Gazeta Sinjali.
Në të njëjtën kohë edhe barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë po largohen nga vendi ku qëndruan për 13 ditë.
Krejt ky proces po monitorohet nga misioni i KFOR-it, i drejtuar nga NATO.
Sot ka hyrë në fuqi marrrëveshja Kosovë – Serbi dhe ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinje dhe Bërnjak. Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.