image Njësia Speciale e Policisë së Kosovës me aksion tek parku i qytetit – në kërkim të disa personave

Kosovë

Siguri/ Njësia Speciale e Policisë së Kosovës me aksion tek parku i qytetit – në kërkim të disa personave

news image

Policia e Kosovës është duke vazhduar me aksion për arrestimin e personave të përfshirë në një rast në lagën “Kolovicë” të Prishtinës ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sinjalizues i kanë thënë Gazetës Sinjali se pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke vazhduar punën për arrestimin e personave të dyshimtë.

Një aksion i tillë sipas sinjalizuesve është zhvilluar afër parkut të qytetit në Prishtinë. Aty janë parë pjesëtarë të shumtë të Njësisë Speciale.

Në anën tjetër Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, i ka thënë Gazetës Sinjali, se policia po vazhdon punën për arrestimin e personave të dyshuar.-

“Rreth orës 17 :00 kemi marre informatën se në lagjen “Kolovicë” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

“Në ketë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.  Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armen që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/.