image Njësia e Reagimit të Shpejtë e ndalon 24-vjeçarin te “rrethi i Ismetit”, i gjen armë e fishekë

Siguri

Njësia e Reagimit të Shpejtë e ndalon 24-vjeçarin te “rrethi i Ismetit”, i gjen armë e fishekë

news image

Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë, Njësia e Reagimit të Shpejtë derisa ishte në një pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit “BMW”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gjatë kontrollit, të dyshuarit që ishte në këtë veturë i është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit “TT” dhe një karikator me 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm .

Siç mëson Sinjali, 24-vjeçari (emër i njohur për redaksinë) pas kontrollit është dërguar në stacion policor dhe është intervistuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi apo posedim i paautorizuar i armës”.

/GazetaSinjali/