image Një të dyshuar e kontrolluan në një restorant në Ferizaj, por çka i gjetën në shtëpi?

Siguri

Një të dyshuar e kontrolluan në një restorant në Ferizaj, por çka i gjetën në shtëpi?

news image

Dje Policia e Kosovës e ka bërë një kontroll rutinore në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Sinjali nga burimet, në oborrin e një restoranti është ndaluar një i dyshuar që t’i bëhet kontrolli.

Gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar tri qese të vogla me pluhur që dyshohej se është substancë e dyshuar narkotike si dhe një armë e ftohtë, thikë.

Me urdhër verbal nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bërë kontrollimi i shtëpisë së tij ku janë gjetur dhe konfiskuar një qese me pluhur e dyshuar si kokainë, një armë( revole) me gaz me pesë fishekë, 790 euro para kesh, tre telefona celular dhe një kartë identiteti Italiane./GazetaSinjali/