Shorti për play-offin e Kupës së Botës ka vënë në grupin e njëjtë Portugalinë dhe Italinë, që nënkupton se të paktën njëra nuk do të arrijë kualifikimin në Kupën e Botës.
Sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo duhet ta mund Turqinë në ndeshjen gjysmëfinale dhe më pas të përballet me fituesin e takimit mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u kualifikuar në Botëror.
Ronaldo , i cili tani është 36 vjeç, po përballet me një mundësi reale që kombi i tij të mos kualifikohet në atë që ka të ngjarë të jetë Botërori i tij i fundit.
Portugalia dështoi të kryesonte grupin e saj kualifikues pasi humbi 2-1 ndaj Serbisë në Lisbonë më 14 nëntor, duke pësuar një gol të shënuar nga Aleksandar Mitrovic në minutat e fundit, i cili i pa serbët të rezervonin një vend në Katar.
Tani me një grup të vështirë të playoff-it që përfshin Italinë fituese të Euro 2020, Portugalia përballet me mundësinë e humbjes së kualifikimit në Kupën e Botës pas kualifikimit për pesë turnetë e fundit radhazi.
Që nga viti 2006, Cristiano Ronaldo ka qenë në zemër të futbollit portugez dhe do të ketë nevojë për shokët e tij të skuadrës në formë të mirë nëse duan të fitojnë dy ndeshjet mes tyre dhe Katarit.