Policia e Kosovës ia ka konfiskuar patentë shoferin një serbit pasi dyshohet se e ka falsifikuar.
Gjatë kontrollit në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, i dyshuari e kishte prezantuar një patentë që dyshohet të jetë i falsifikuar.
“Raportohet se në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, e kishte prezantuar një patentë që dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit dokumenti është konfiskuar ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/