Një alkool të njëjtë e ka blerë në 6 barnatore të ndryshme në Gjakovë, por një sinjalizues i Gazetës Sinjali, ka treguar se për secilin ka paguar çmim tjetër, ani pse është produkti i njëjtë.
Sinjalizuesi që ka dashur të mbetet anonim, madje ka dërguar edhe kuponët fiskalë që e dëshmojnë një gjë të tillë.
Alkoolin e njëjtë e ka blerë herë me çmim 3 euro, herë 3.30, herë 3.40 dhe një barnatore tjetër 4 euro.
Alkooli peshon 1 litër.