Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një plagosje që ka ndodhur sonte në Klinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Rugova tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërkaq i dyshuari është arrestuar nga policia.
“Sot, rreth orës 21:00, në rrugën ‘Abedin Rexha’, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima e plagosjes është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërsa, personi i dyshuar është arrestuar nga njësitë relevante të stacionit policor në Klinë”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/