image Një pjesë e qytetit të Gjakovës ka mbetur pa ujë, qytetari dëmton gypin e ujësjellësit

Kosovë

Policia/ Një pjesë e qytetit të Gjakovës ka mbetur pa ujë, qytetari dëmton gypin e ujësjellësit

news image

Një pjesë e qytetit të Gjakovës ka mbetur pa ujë, për shkak se një qytetar gjatë punimeve në rrugën “Konferenca e Bujanit “ e ka dëmtuar gypin e ujësjellësit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Gjakovës. Sipas tyre personi që e ka shpërthyer gypin i ka shkaktuar dëme edhe vëllait të tij në objekt banimi.

Inspektorët e Hidroregjionit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe me qëllim të evitimit të dëmit të mëtutjeshëm e kanë ndërpre një pjesë të furnizimit me ujë.

“Para afro 40 minutave është raportu një rast i tillë. Një qytetar gjatë punimeve ka dëmtuar një gyp të ujësjellësit. Për shkak të shpërthimit të gypit, i ka bërë dëm vëllait të tij në objekt banimi. Me qëllim të evitimit të dëmit të mëtutjeshëm e kanë ndërpre një pjesë të furnizimit me ujë, deri sa janë duke u zhvillu punimet me sanimin e dëmit”, ka thënë Policia e Gjakovës për Gazetën Sinjali.

Policia ka njoftuar Hidroregjionin dhe inspektorët e saj kanë dalë në vend të ngjarjes. /Gazeta Sinjali/